e martë, 8 shtator 2009

Monika - Publikuar nga Sokrat T - 10 shtator

http://www.ditaripublik.blogspot.com/

Monikën nuk e kisha takuar qe prej një jave, sepse kishte qënë në plazh. I pata fishkëllyer disa herë rresht tek dritarja, duke drithëruar nën luzmën e të gjitha ndjenjave që lindin para shpresave të rreme. Nuk më pat shkruar asnjë letër, nuk më pat dërguar asnjë kartolinë, nuk më pat bërë asnjë telefon. Dukej qartë se, për të, koha rridhte ndryshe. Këmbët më çuan tek vila e saj, ndalova atje ku e prisja gjatë vjeshtës, fishkëlleva melodinë që i pëlqente më shumë, atë të përvuajturën e një të ograisuri nga malli. Në të vërtetë, nuk shpresoja ta gjeja. Mbrëmjet ishin të bardha e të kthjellta, dhe ajo mbase qe pleksur atje në plazh me ndonjë tjetër, dhe tani shëtiste me të, pinin cigare e whisky në ndonjë klub nate, ose vallzonin gjysmëlakuriq në ndonjë dhomë luksoze, nga ato ku rehatia ia shkrin femrës prangat e ndërgjegjes dhe e bën të jepet pa shumë kokëçarje. Këto gjëra unë edhe ia uroja njëfarësoj me vete, sepse ndihesha i topitur dhe shpirtërisht beqar nga fikja e dashurisë për të.


Mirpo e gjeta në shtëpi.

Sapo ishin kthyer nga plazhi, sapo kishin futur brenda çadrën, rrobat, tenxheret, pjatat, kurmet e bronxuar, dhe unë i fishkëlleva, duke u bindur sërish se gjërat mund të vakeshin, por jo edhe të vdisnin krejt, dhe ajo u ngatërrua atje në dritare me perden prej tyli, më njohu; ia dëgjova hapat, si rrahje zemre, tek rendte zbathur nëpër shkallë. Megjithëse gjatë shëtitjes më pat hipur një epsh prej demi dhe pata përdhunuar shumë bukuroshe me mend, kur u gjendëm përballë njëri-tjetrit, të ndarë nga kangjellat e leskruara, të mbuluar me dritëhijet blu e të florinjta të hënës, u ndjeva më pak mashkull se zakonisht, thua se ndonjë këngë kulufësh më thartoi gjakun. Ndjeva një si zbutje brenda vetes, njëfarë mallëngjimi të vjetëruar, njëfarë jargavitjeje. Kalonin kohë pa bërë dashuri, dhe kur gjendeshe pranë mishit të dashur, të merrte e qara.

Ajo kapi flokët me duar, sikur ngutej të frenonte flatrimin e truve, dhe briti me zë të ulët: "Hidhu!" Pa u ngulur mirë pika çuditëse, i kisha kapërcyer kangjellat, dhe e kisha vënë poshtë. Fjalët i linim gjithmonë për në fund. Të them të drejtën, truri më braktisi. Mbante veshur vetëm një fustan plazhi të bardhë, krahët jashtë, kofshët jashtë, çokollatë nga deti, e lehtë dhe me një aromë jodi, do t'ia kish ngrehur edhe një të vdekuri. Por isha gjallë, u rrokullisëm mes barit të lartë, pikërisht nën dritaren e saj. Dritën e kishte fikur. Perdja prej tyli dilte mbi parmak, mufatej, valvitej, e ndritur zbehtë nga abazhuri me ujë e gjethe shumëngjyrëshe i një dhome fqinjë.

Nuk më kujtohet asgjë përveç mishit të ngrohtë të Monikës, shijes së kripës, me të cilën rrekesha t'u hidhja nga pak kripë ngjarjeve të rëndomta të asaj jave; nuk më kujtohet kurrgjë përveç etjes për të mos m'u dukur vetja si në ndonjë film qaraman, dhe kopsave të këmishës sime, që kërcyen njëra pas tjetrës përpjetë si nga lemza. Bëmë tri herë rresht dashuri, pa pushim, pa fjalë, dhe asnjëri nuk po e gjente dot atë velje që vjen gjithnjë pas teprimit në mjaltë, ose atë ndjenjë kotësie, që të bën ta pandehësh seksin pastrim oxhaku.
Ishin çastet kur qielli bëhet lëng, kur përmasat e botës bëhen më kuptuese, më njerëzore; dhe trungjet dhe era e shndrrojnë pejsazhin në njëfarë errësire të freskët, këndshëm alarmante, plot gjethe e zogj të shushatur nate, e kur lindesh e nuk lindesh dot nga lëngu i nxehtë i buzëve, nga aroma e kurmit të dashur, që vdes bukur në krahët e tu, nga vezullimi mrekullues i flokëve dhe i lëkurës.

Kur mbaruam, siç ishim të kapërthyer, bëmë edhe disa rrotullime mbi bar, duke qeshur e duke shkëmbyer ato puthjet që vulosin fundin e harmonisë dhe fillin e gënjeshtrave të vockëla, pastaj se si u gjendëm njëqind vjet më parë, te rrugëza që ndante banesën e re nga e hershmja, pranë luleve - dhe unë, - që e kam mëse të nevojshëm humorin pas dashurisë, - hapa krahët anash, mbi tokë, me Monikën nën vete, dhe nisa t'ia thithja flokët me buzë, qafën, supet ngjyrë çokollatë.

Pastaj filluam të lodronim me ca si gudulisje, me ca shpulla të lehta, me ndonjë kafshim pa të keq; këpusnim bar dhe ia futnim njëri-tjetrit në veshë, në mbathje, në çorape; unë, për një çast, desha ta gudulisja te seksi, me qëllim që ta mposhtja; ajo m'i kapi duart, m'i shtrëngoi me tërë forcën e saj, duke qeshur e duke marrë frymë me zor; atëhere unë u bëra si kufomë, rëndova i tëri mbi të, lëvara kokën, ndala frymën - dhe kur ajo po tmerrohej me gjithë mend, - se nuk ishin të paktë ata që vdisnin ato kohë "në krye të detyrës", - për t'ia hequr tmerrin, rrëshqita pak përpara, hapa gojën, e hapa që njëra nga lulet e tufave buzë rrugëzës të më hynte në gojë sa më lirshëm, mbylla buzët,

e gëlltita atë lule të mallkuar, që më rrënoi!

Në fakt, kur e kisha ende në qiellzë, falë petaleve të buta, të freskëta e të lëmuara, m'u duk sikur po gëlltisja gjuhën e Monikës, dhe nuk u nguta ta ndërprisja shakanë. Vetëtimthi ndjeva shijen e gjelbër të kërcellit që u këput nga dhëmbët, po, dhe kur Monika nisi të qeshte e të më guduliste me ca gjeste qortues, prej llastice, unë u nxiva në fytyrë, më ngordhi buzëqeshja, sepse nga frymëmarrja e ndalur gjatë, tashmë e ngutur, ajo lule më rrëshqiti poshtë, duke u rënduar në çdo centimetër të laringut, duke u shndrruar në njëfarë guriçke, guri a plumbi sa më shumë përparonte drejt stomakut. E them me bindje të plotë dhe pa asnjë teprim: më ra në stomak si ndonjë vulë plumbi... "

e martë, 1 shtator 2009

I love AmstelDAM - Ditari , 28 Gusht 2009

Editorial mbi zgjimin ditor
(Shijon kur lexon fundin duke filluar nga fillimi)
Me koken e renduar nga gjumi i rende e i thelle zbres shkallet pergjumshem ne kete mengjes te shtunes. Poshte shtepise ndalem tek kafeneja e pare qe zene syte e varur si qeska. Hyj ne barin qe nuk eshte me shume se 20 metra katror me dy tavolina te vogla ne cepe dhe dhe nje te gjate rreth dy metra, ne mes. Ne cep te banakut eshte pronarja , nje zonje e shkurter, e shkathet rreth te 34-ave por me trup te rregullt per ate qe Zoti i ka dhuruar dhe ajo e ka marre ne perdorim. Ne mes, dy burra te moshuar e te rrudhosur plotesisht po shkulen se qeshuri nga ...nuk e di se cfare. Njeri prej tyre patjeter qe duhet te quhet Van Den... Shihet qarte qe burrat nuk njihen pasi ndodhen ne dy kendet e tavolines se drurit qe te rikthen ne kujtese tryezat qe hapeshin si ato qe perdornim ne kohen e atij xhaxhit. Duke qene qe jam tip josocial ulem ne ngushtinen e fundit te barit per tu ndodhur i vetem ne tavoline. Ne nje interval te mirepercaktuar tek banaku i Marihuanes qe ndodhej perkarshi atij te pijeve, sosin njeri pas tjetrit te rinj e mesoburra/gra zyrtare e lypsare qe vijne dhe blejne si karte telefoni cigaret e hashashit per ti zgjuar nga gjumi i fillim-fund-javes. Pasi kerkoj makiaton time kundroj me veshtrim te turbulluar pak nga tymi i hashashit pak nga gjumi gjumash, lokalin 20m2 qe ka ndryshuar permbajtjen ne sasi por jo ne cilesi. Ne banak eshte ulur nje cift bardh e zi 13 vjecaresh qe po pijne marihuana ne cigare thuajse 20 cm te gjata. Ndersa nje plake e ulur ne karriget e gjata te barit qe vec "barit" po pij edhe nje caj te zi , ose ashtu me duket. Ajo eshte tek te 70-ve , flokebardhe por shume energjike. Fjalet nuk presin rradhe per te dale nga goja e saj. I bluan ne goje si mish i grire. Flet per ...ku di une se nuk e marr vesh. Me veshtiresi perqendrohem tek libri qe po lexoj ndersa me mberrin nga pronarja makjatoja qe kisha kerkuar, por ne nje gote te gjate xhami si te ishte birre e shkumezuar. Ferkimi i zhives se kunjit te shkrepses me kartucin kaf ne te kuqerremte te kutise shkakton flaken qe do te ndeze cigaren time normale te terhequr nga nja pakete "Kent" me nenshkrim ne shqip dicka te tille: Duhani demton rende organet e riprodhimit. Pas disa shkimeve kritike qe me kthyen banoret e Coffe Shop-it pa shijuar shtellungen e pare qe nxjerr nga goja, nje njeri i zi (sterre) me drejtohet ne menyre shpjeguese: Nuk lejohet duhani ne ambjente te mbyllura vlla. Ngre koken avash dhe e pyes me mosbesim dhe pak gricje nese nuk lejohet me ligj apo eshte nje rregull i barit pasi aty te gjithe po tymosnin. Miqesisht zezaku thanak me tregon se nese me gjen policia pervec gjobes ndaj meje mbyllet edhe lokali duke ju hequr me pas edhe licensa. Edhe pse me duket nonsens qe lejohet "bari" por jo duhani e falenderoj me miresjellje dhe "mbyt" cigaren qe sapo i kisha dhene jete. (dhe po ja coja drejt fundit brenda pak minutash).

Mberthej serish librin qe po lexoj : Ditari i Ana Frank qe jetonte vetem pak metra larg ketij bari dhe se ne te vertete nuk e shkroi vete ditarin pasi ishte pothuajse analfabete.

• Leximin ma nderprejne shpesh te qeshurat ne te klithur te pleqve, ciftit minoren dhe pronares se shkathet. Pasi e rrufis makiaton gjysem kileje ngrihem dhe marr bicikleten qe e kisha murosur me kavo celiku tek nje shtylle nje nate me pare. Ne korsine time i jap gjithe energjine time pedaleve ku nisem permes qytetit per te takuar nje mik ne qender, ne Red Light District - lagjes me dritat me te kuqe ne rruzull toksor.

• Ne hyrje te rrugicave ku ruhet me fanatizem profesioni me i vjeter ne bote "parkoj" bicikleten e zeze prane nje hekuri te shtremberuar te shemtuar e te ndrushkur nga ku nisem ne drejtim te barit. Aty ndal hapin ngaqe nje cift teper i bukur lesbikesh po ecnin ngadale prane vitrinave te kuqe duke tymosur nje cigare te vetme mariuhuane. Te gjata me nje pale xhinse te shkurtra qe i shterngonin te pasmet dhe te qeshura. Ledhatimet per njera tjetren i kishin pjese te ecjes se tyre te avashte, cdo hap qe hidhnin rreshqiste mbi trup nje tjeter perkedhelje, duke me ndalur edhe mua hapin. Pasi puthen dy vajzat ndalen para nje bindoje qe duhet te ishte polake dhe dhe negociojne cmimin, hyjne te treja brenda. Me koken akoma te turullosur vazhdoj ecje-jaken ne rrugicat e AmstelDamit. Pas kafese se radhes kthehem por nuk gjej me aty bicikleten. U zhduk. Pasi dyshoj se ma kane vjedhur shoh nje tabele te kuqe qe tregon se e ka marre policia per parkim jashte rregullave. Bravo them AsmtelDam (pasi keshtu me pelqen ta quaj), na ndalon duhanin, na lejon marihanen, na lejon lesbiket dhe prostitucionin, grumbullimet "e paligjshme" 3 apo 4 veta dhe na ndeshkon me rrembim e sekuestrim te bicikletes se nuk e kishim parkuar mire. I love you AmstelDam. Damn Amstel



Mirepriten komente (vetem te mira :) )

Nevoja per te qene edhe e dobet - Flete nga Ditari i E.D - Bulevard Cafe

Boulevard – 17 prill

Kam nevojё pёr dikё tё mё fshijё lotёt ose edhe tё m’i bёj tё derdhen dhe jo tё rrinё tё ngecur aty nё folenё e tyre tё syve. Sepse kam nevojё tё shfryj, t’i them tё gjitha ato qё ndiej, tё zbraz gjithё kёtё ankth qё mё ka pushtuar nё gjithё kёtё kohё pa mёshirё. Kam frikё tё lёshoj njё lot e vetme qё njerёzit tё mos mendojnё se jam e dobёt a e çmendur (edhe pse jam e sigurt se asnjёrit prej tyre nuk I bёhet vonё se si ndihem dhe kureshtja e asaj se kush mund tё jem vjen vetёm nga dёshira njerёzore pёr t’u marrё me jetёn e tjetrit).

Ndiej tё pёrlotem kёtu ku jam, megjithёse asgjё nuk ka prekur fytyrёn time dhe gjithçka vijon tё qёndrojё nё sy, aty nё kapakun e poshtёm teksa unё pёrpiqem tё tёrheq mbrapsht atё lёng qё kёrkon tё mё turpёrojё nё sytё e tё tjerёve pёr t’u treguar atyre dobёsinё time, tё cilёn nuk kanё pse ta dinё. Unё e di qё jam e tillё dhe e pranoj qё jam e tillё (s’kam pse jo. Edhe nё shkrimet e shenjta thuhet se femra duhet tё mbahet si njё enё e çmueshme dhe delicate, edhe atje pranohet se jam e thyeshme dhe kam nevojё pёr pёrkujdesje. Atёherё pёrse duhet t’u tregoj tё tjerёve femrёn e fortё dhe jo femrёn e dobёt? Pse duhet tё kem frikё tё shprehem ajo qё jam? Pse duhet tё vazhdoj tё druhem?)

Qёndroj kёtu ulur, me makiaton time tё pёrditshme. E zgjodha pikёrisht kёtё vend qё tё jem nё qetёsinё time, pa nevojёn e shtirjeve nё punё sikur jam duke punuar edhe pse e ndiej trurin tё lodhur dhe e di qё kam nevojё pёr pushime. Sepse kam kuptuar qё jam e paaftё pёr tё mashtruar, cilёsi qё ma kёrkojnё shpesh ta praktikoj dhe qё vazhdoj tё provoj se jam e paaftё pёr ta zotёruar. (Nuk kam problem me mashtruesit. Thuhet se njeriu ka arritur tё mbijetojё, sepse ka arritur tё pёrshtatet me ambientin. Dhe mashtruesit janё njё racё mrekullisht mbijetuese nё çdo situatё).

Muzika nё sfond mё çorientonka sot, megjithёse ёshtё muzika ime e preferuar. Ndoshta kam nevojё pёr pak qetёsi dhe tё qenёt e zhurshme nuk ёshtё njё veti e kёtyre momenteve. Jam pak… e etur pёr … e etur.

Ndoshta mё mirё tё hesht sot… fjalёt nuk qenkan kёtu… qenkan zhdukur. Pёr mё tepёr thonё se edhe budallai po tё hesht, duke i mençur. Unё qё pretendoj se s’jam budallaçkё, duhet tё dukem edhe mё mirё….

SE SHPEJTI SHKRIMET ME TE MIRA NE NJE LIBER

Krekosja me dashnoret e kaluara - Flete nga Ditari i E.D 15 Prill 2009

Boulevard – 15 prill

Njё kafe vetёm mund tё tё japё shumё mё tepёr seç duket. Mes heshtjes ke kohё tё mendosh e tё sjellёsh ndёrmend tё gjithё jetёn tёnde, ditёn natёn, çastet qё ke kaluar e tё kuptosh se ku ishe dhe ku s’ishe ndёrkohё. Rrallё kam ditur t’u jap pёrgjigje tё gjitha pikёpyetjeve qё mё janё ngritur ndёrkohё nё kokё e megjithatё jam munduar t’I them vetes se jam pak mё shumё se thjesht njё object qё lёviz rrugёs a qё ulet dikiu.

E di qё s’kam vlerё pёr shumё njerёz e qё pёr disa tё tjerё jam shumё e pёrpiqem qё kёtyre tё fundit tё mund t’u kushtuoj aq sa mundem e mё tepёr se mundem pёr t’i pasur gjithmonё pranё meje dhe pёr tё vlerёsuar atё qё Zoti mё ka dhёnё, ashtu, sipas mёnyrёs sime, edhe pse e di qё s’ёshtё aq e drejtё, megjithatё justifikoj veten se diçka bёj.

Luhatem mes kёnaqёsisё qё mё jep heshtja, ndjej vёshtrimet e tashmё kuptoj se ato vёshtrime kanё filluar ta humbasin efektin qё kanё pasur dikur, kur triumfuese ose jo hyje diku, duke e matur veten nё kokat e kthyera.

Tashmё jam rritur. Ndoshta u rrita dje, edhe pse “rritja” ёshtё njё process shhumё I pakuptueshёm pёr ne njerёzit. Brenda vetes jam ende fёmijё. Njё fёmijё qё shpesh luan rrugёs teksa tё tjerёt mё qortojnё duke mё kujtuar moshёn e duke mё thёnё se nuk duhet tё sillem ashtu e duke mё larguar kёshtu nga gjёrat e vogla e “tё turpshme” qё mё japin aq shumё kёnaqёsi.

E pagjumё mbrёmё. Ndoshta e kishin fajin ushqimet qё hёngra, shumё djegёse. Njё zgjim I herёt sot. Ndoshta faj i gjithçkaj qё konsumova mbrёmё…

Ka gjithmonё njё arsye pёr pagjumёsinё… njё mendim qё mё kalon nёpёr kokё e qё mё bёn tё mendoj shumё e tё rimendoj gjёra tё tjera duke I rithnёnё vetes tё drejtat dhe tё gabuarat, hapat qё duhet tё kasha hedhur dhe ato qё do tё hedh tё nesёrmen. E di qё mёngjesi mё gjen me njё tjetёr mendje dhe realiteti mё pёrball me tё tjera zgjedhje. I them vetes qё asgjё s’duhet tё ndryshojё. Gjithçka kalon, gjithçka ecёn. Edhe unё me kohёn, edhe unё pa tё… mes hapave tё tё tjerёve ku hapat e mi nuk ndihen dhe nuk lёnё shenja tё dukshme, por thjesht njё hije pluhuri diku, e cila mё pas do tё zhdduket pas kalimit tё dikujt tjetёr nё tё njёjtin vend, me hap pak mё tё gjatё a tё shkurtёr e gjithsesi, asgjё s’do tё mbetet mё.

Ngatёrrim nё mendje teksa mendimet rendin kush e kush tё hidhet I pari e tё gjithё ngecin nё dalje teksa shtyhen njёra me tjetrёn. Nuk di cilёn tё zgjedh, nuk di ç’t’I them asnjёrёs teksa kёrkoj qartёsinё time dhe e dashuruar jam me atё lum mendimesh qё rrjedh deri diku e pastaj ngec pas porte due “pritur radhёn. Edhe duke mos e pritur…

Teksa mbrёmё ndieja njё dhimbje nё stomak, nё zemёr gjithashtu diçka lёvizte. Jam gjithmonё e dashuruar pas çdokujt “tё çmenduri” qё mё grabit tё gjithёn dhe qё çmendurinё e konsideron lёvdatё. E di vuajtjen time paraprakisht dhe jepem tёrёsisht me shpresёn e gabuar se gjёrat do tё vijojnё nё çmendurinё e parё. Nuk mёsoj nga gabimet, nuk kam mёsuar kurrё prej tyre, megjithёse kam vuajtur shumё. Dhe ndiej qё sёrish vuaj nё kokёfortёsinё time tё njohur prej vitesh, tё theksuar prej kohёsh. Krenare dhe jokrenare para ndjenjave nё tё njёjtёn kohё, teksa I kam parё kёshilluesit e mi tё inatosen dhe tё mёrzitem me pёrsёritjet e mia tё vazhdueshme… s’ndryshoj, dua , dashuroj.

Ty… tё mendoja mbrёmё. Ashtu e heshtur, mes ushqimit djegёs dhe tё ftohtit tё nxehtё qё mё ka pushtuar nё kёto ditё qё koha nuk dihet si ёshtё nga ora nё orё. Mё endesh mendimesh dhe asgjё nuk arrij tё realizoj. Je njё mendim, je njё ёndёrr, je I paarritshёm, je thjesht njё ide, njё hije, asgjё reale. Ia pёrkujtoj vetes kёtё nё mёngjes, se tashmё ёndrrat u mbyllёn dhe unё duhet tё zgjohem, tё ngrihem nga krevati, tё vijoj punёn, jetёn time.

Por mё mungoi çmenduria. Ajo lloj çmendurie me tё cilёn dashurohem me njerёzit dhe qё mё pas, çuditёrisht, e shoh tё zhduket rrugёs. Mё mungon spontaniteti, mё bёn tё druhem momenti I stepjes kundrejt telefonatёs, I shmangies sё pyetjes, mungesёs qё ndiej, ajo ideja e famshme kur isha e vogёl se “dy veta duhet tё bёhen njё”. Tashmё kёrkojmё “identitetin” tonё, a thua se ky identitet emёrtohet vetёm me tradhtinё, me flirtimet rrugёs e nё shoqёri, me krekosjen pёr dashnorёt e dashnoret e kaluar. Tashmё dashuria ёshtё thjesht numёr, jo ndjenjё, numёr I atyre qё ti kalon. Ndjenjat kanё vdekur, po shuhen, nuk po ekzistojnё mё… krenar je vetёm nё lёvizje shifrash…

17 prill

Ndёrsa unё, skllave ndjenjash mbetem, skllave e tyre dua tё jem. Tё ndiej tё pёrjetoj nё maksimum puthjen prekjen, epshin, lёvizjen e dorёs mbi flokё, mbi lёkurё, atё prekjen e magjishme qё mё bёn tё ndihem tjetёr, tё jem jashtё kёsaj bote ku mёngjesi mё gjen duke derdhur lot…

Absurd ёshtё ai qё mё rrethon nё ditёt e netёt e mia dhe shpesh nuk di emёr t’u jap gjёrave. Tё kёrkoj ty tё mё shpjegosh gjithçka qё ndodh, gjithçka qё ёshtё, teksa ndihem e lёnё nё heshtje, e pёrbuzur nё ndjenjat e mia nё pasionin tim. Dua qё tё bёj mё tepёr, tё jem mё tepёr, tё pёrjetoj gjithçka kam ёndёrruar, tё ёndёrroj gjithçka kam pёrjetuar. Sepse jam njё njeri me neurone, me qeliza qё pёrbёjnё trupin tim dhe qё ndiejnё gjithçka. Lёkura ime pёrpith gjithё ndjesitё e mundshme q1ё sillen rrotull meje, teksa thёrret nё pёrhumbje emrin tёnd.

Tё flas, tё dёgjoj, qaj, pёrlotem dhe mё tutje kёrkoj tё kuptoj pa mundur tё marr vesh asgjё. Sepse ti hesht nё botёn tёnde, mbyllesh atje Brenda, pa mё dhёnё çlirim nga ankthet e mia, pa mё dhёnё tё kuptoj se çduhet tё bёj dhe ku duhet tё vijoj ecjen time… ti mё mbyt me dyshimet e tua, me hidhёsinё e zёrit tёnd, me ftohtёsinё e tij. Pikёrisht ai zё qё dikur e kam dashur dhe qё s’ёshtё mё I tillё. Pёrjetoj nё ёndrrat e mia qetёsinё e tij dhe fytyrёn tёnde nё ravijёzime si pёr t’u ngrohur sadopak nё ftohtёsinё e tanishme. Mё duhet tё kthehem pas nё kujtime pёr tё kёrkuar gjёrat e bukura nё mёnyrё qё gjumi tё ketё mёshirё pёr mua dhe tё mё afrohet mes lotёve qё kanё mbushur jastёkёt nёn kokёn time dhe shamitё e mbledhura aty pranё…

Ndёrsa ti vazhdon tё marrёsh e mos japёsh nё largimin tёnd.

Nuk di. Kam frikё tё pyes, kam frikё se njohuria do tё mё largojё prej teje dhe, njё femёr e dobёt jam teksa tutem nga e vёrteta se, ndoshta, ndjenjat e tua tashmё janё shuar dhe asgjё nga ato qё ishte nuk do tё jetё. Pёrhumbem, pёrhumbem, pёrhumbem…

Kush do ta kuptojё njё vajzё tё lodhur nё zhgёnjime apo kush do ta dojё vallё? Sepse ti asgjё nuk bёn, asgjё nuk jep tashmё. I mbytur nё ёndrat e tua qё nuk janё mё tё miat mё mbyt tё gjitha shpresat dhe ikёn, ashtu heshturazi, pa thёnё njё fjalё, pa bёrё asgjё. Unё isha thjesht njё tjetёr kalim hapёsire (koha ёshtё inekzistente) dhe njё tjetёr kujtim I strukur diku nё kujtesёn tёnde, thjesht pёr tё thёnё njё ditё: ajo, ishte imja!

*SE SHPEJTI PJESET ME TE MIRA TE BOTUARA NE NJE LIBER

Gjumё tё ёmbёl, vetja ime - Flete nga Ditari i F.G 22 Qershor Bulevard Caffe

Kёrkoj mes zhurmave tё mbush zbrazёtinё qё lё ti. Ende s’e di se ç’ndodhi, megjithёse shpesh i them vetes se s’ndodhi asgjё veç faktit qё asgjё s’ishte. Kёrkoj tё eci dhe tё mbushem plot teksa nё njё cep tё zbrazёt zёri yt jehon, si pёr tё mё thёnё qё ai vend do tё vazhdojё tё qёndrojё bosh edhe pёr shumё kohё. Frikem nёn tutelёn e mendimeve dhe dyshimeve qё vёshtirё tё mё ndahenn e vёshtirё t’i kontrolloj. Ndihem asgjё nё heshtjen tёnde, ndihesha plot dikur. Vetёm pak, pak dashuri pёr tё mё ndryshuar dhe pёr tё mё bёrё diçka qё s’jam. Vetёm pak pёr tё mё bёrё qё tё harroj streset e ditёs dhe ankthin e punёs.


S’jam asgjё pa ty. Jam thjesht njё njeri qё eci rrugёve, mbytem zhurmash dhe kёrkoj tё ndodhё diçka e ti tё mund tё shfaqesh aty, megjithёse mirё e di qё ti s’do jesh. O ndoshta do tё jesh atёherё kur gjithçka tё ketё marrё fund, kur gjithçka tё mos jetё mё imja dhe e jotja, por tё jetё tretur nё heshtjen vrasёse qё tashmё mё ka mbetur.

Jam e keqe pёr dikё. Pёr ty isha e mirё. O tё paktёn ashtu gёnjeja veten pёrditё. Nuk di ku kam gabuar. Nuk di nёse kam gabuar. Mё duket mё tepёr njё tentativё pёr tё mbuluar gjёrat e pathёna, gjёrat qё ndoshta do tё vrisnin mё pak nёse do tё thuheshin.

Lidhje tё ndёrtuara mbi gёnjeshtra. Mbi atё qё s’ёshtё. Mbi atё qё s’ka qenё. Vetes i pёrsёris se s’kam qenё thjesht njё pёrdorje. Se ndjenja ka pasur diku. Veten gёnjej se jam diçka mё shumё...

Hesht pёrlotur mes dhimbjes sё diçkaje qё kurrё s’e kam kuptuar, duke shpresuar se ndoshta, njё ditё, tё arrij tё di ç’kam qenё…

Pёrkёdhelem ndjenjash tё shkelura, teksa kёrkoj njё justifikim pёr gjithё zhgёnjimet e mia. Dashuroj, dua, gёzoj, kёnaq, epem e sёrish jam nё tё njёjtёn pikё vuajtje duke I pёrkujtuar vetes atё çka ndodhur mё parё. Pavendosje pёr gjёrat qё kaloj, pёr ato qё ikin dhe ato qё vijnё, pa ditur t’I pagёzoj me njё emёr, pa ditur asgjё. Ndoshta kёrkoj mё tepёr, ndoshta jap mё shumё. Kam etje tё mё duan, tё mё pёrkёdhelin, tё mё puthin e kёtё ta bёjnё pikёrisht ata qё dua, ata qё mё thonё qё mё duan e mё pas veniten diku mes jetёve tё tyre teksa unё shpresoj qё nё njё pikё tё rikujtohen pёr mua dhe tё mё kushtojnё pak vёmendje.

Njerёz qё tё duan vetёm atёherё kur mbeten bosh, teksa mё kkujtojnё vetveten se si luaj nё internet nё orёt e vona dhe ku marr pёrsipёr t’u flas edhe personave me tё cilёt s’kam c’bisedoj me shpresёn qё koha tё kalojё mё shpejt dhe gjumi most ё mё zёrё mbi tastier. Ndёrkohё do tё doja tё isha sin ё ato rastet kur ti mezi prêt qё tjetri tё jetё nё linjё dhe tё diskutosh pёr gjithçka tё mundshme, pёr çfarё tё duash, pёr prapёsitё, tё bukurat, tё shёmtuarat, ndjenjat, dhe ku çdo fjalё e tjetrit, çfarёdo qё tё pёrshkruajё, tё sjellё njё ngrohtёsi nё zemrёn tёnde.

Mё mungojnё kohёt kur çmenduria bёnte tё vetёn. Kohёn nё tё cilёn prisja me padurim orёt e gjata tё bisedave (kurrё s’e marr vesh se ç’flas nё to, por e di qё jam e lumtur). Flas, them, qesh, buzёqesh, pres me ankth pёrgjigjen e tjetrit, ndёrsa shoh sytё se ç’duan tё mё thonё (a thua vallё sytё janё pasqyrё e shpirtit?! E si mund ta kuptosh tjetrin nga sytё? Unё jam e dashuruar me ata sy. Mund t’u kuptoj zemёrimin, tё qeshurёn, por sinqeritetin a ua kuptoj dot? Nuk besoj. Sepse sytё e mi janё tё verbёr, tё verbёr nga dashuria pёr sytё e tjetrit, buzёt e tij, epshin qё mё pёrcjell. Jam e lumtur dhe zbres nga qielli e pёrplasem nё tokё nё momentin qё fytyra e tij ndryshon mimikё, qё shfaqet njё rrudhё nё ballё, njё mospёrfillje nё tё folur, njё… e thua unё ta njoh gjendjen e tij vetёm nga sytё.?Po nёse ata sy s’duan tё mё japin asgjё?)

Jam e lodhur sonte. Teksa ankthi I punёs mё ka pushtuar gjithё ditёn, ardhja e natёs nuk e ka lehtёsuar, thjesht mё ka sjellё edhe mё tepёr boshllёk nё vetvete.

Jam e heshtur sonte. S’e di ç’duhet tё bёj, ç’duhet tё them, tё veproj. Ndoshta t’I nёnshtrohem harresёs, por edhe ajo ёshtё tepёr e dhimbshme pёr tё vijuar. Sepse çdo njeri nё jetёn tёnde lё shenjёn e vet, dashur-padashur. Mund tё lёrё njё shenjё tё bukur a tё shёmtuar, e megjithatё ёshtё aty, me gjurmёn e vet. Unё… endem nё kёrkim tё vetes. Mund tё mё ketё humbur sonte.

Nё pёrgjumje thёrras qetёsinё. Ndoshta ajo do jetё mikja ime sonte..

Gjumё tё ёmbёl, vetja ime!!!

DILEMA - Flete nga ditari i E.N

VLORЁ “Rich caffe”

Endur mes njerёzve qё urrej dhe atyre qё dua. E fshehur mes ndjenjash, e fshehur mes heshtjes pёr tё bёrё atё qё dua apo atё qё duhet. Asnjёherё nuk kam ditur, edhe pse krenare jam me padijeninё time pёr tё mos pranuar mashtrimin dhe pёr tё pёrjetuar ndjenja. Do doja tё isha, ndoshta, megjithёse nё shkallёt e jetёs vazhdoj tё ngjitem dhe i them vetes se jam ajo qё duhet tё jem, me gabimet e mia, me shkeljet, pёrbuzjet, triumfet dhe gjithçka qё kjo jetё mё ka “dhuruar” apo qё asaj i kam “vjedhur”, me apo pa dashjen e tё tjerёve.

Jam e heshtur dhe e kёnaqur nё atё qetёsinё qё heshtja tё jep e ndonjёherё e mbёrthyer fort prej saj…

Nё kёtё qytet ku tё gjithё tё shohin si nga njё tjetёr planet, mё kujtohet dikush qё tha: “Dua tё shoh njё UFO”. Besoj se do t’ia kisha plotёsuar dёshirёn, nёse nuk do tё ishte e njohura ime. Sepse ndihem e tillё. Kёtu ku vёshtrimet shpalosen drejt teje si njё e njohur – e panjohur. Njё objekt qё lёviz rrugёs (sepse e tillё je), dhe qё u bёn shumё pёrshtypje shoferёve tё automjeteve (ku triumfon heshturazi krenaria mashkulllore)…

Ndoshta ngatёrrimi i ndjenjave dhe mendimeve ёshtё edhe ajo çka e bёn tё plotё njeriun. Them ndoshta sepse ndonjёherё vetja mё duket gjysmё dhe “ngatёrrimi” ngjan thjesht si njё justifikim qё i jap vetes pёr zhgёnjimet e mia. Ndoshta, sepse njeriu pёrkujton mё tepёr dhimbjen se çastet e lumtura nё jetё. Kёto ditё kam folur vetёm pёr dashuritё e dёshtuara, pa ditur t’i jap njё emёr çasteve tё bukura qё kam kaluar dhe ndjenjave qё kurrё nuk kanё marrё fund dhe qё shpesh ma verbojnё arsyen mё keq se njё adoleshente (apo edhe unё jam e tillё?)

Tё jem rritur vallё? Ende s’e di. Nё hapat qё hedh, dhe qё mё kanё thёnё se i kam tё vegjёl, ndiej po tё njёjtёn frymё si dikur… apo ndoshta mendja mё gёnjen qё unё ta vazhdoj ta besoj njё gjё tё tillё? Dyshimet janё bazё e jetёs sime. Bazё pёr tё ecur dhe pёr tё pasur pёrjetime nga mё tё fortat, pa ditur t’i jap shpjegim gjithё mёnyrёs sime tё tё vepruarit. Ende s’e kam kuptuar dallimin mes tё qenit fёmijё dhe tё qenёt e rritur. Ndoshta pёr faktin se rritjen s’kam ditur ta pranoj kurrё, pёrveçse atёherё kur mё kanё thёnё se duhet tё tregohem e tillё. Apo atёherё kur kam menduar pёr tё ardhmen dhe i kam thёnё vetes se duhet tё pёrpiqem ta ndryshoj atё qё mё pret (sa tё paditur qё jemi ne njerёzit. E si mund ta ndryshojmё atё qё nuk e dimё se s’i do jetё? Kam parё njerёz qё kanё luftuar shumё e megjithatё janё zhgёnjyer duke mos arritur askund e tё tjerё qё s’janё pёrpjekur aspak, por kanё arritur gjithçka, sepse nё njё iks moment tё caktuar tё kёsaj tё “ardhmeje” tё paditur, dikush veproi nё njё lloj mёnyre fatsjellёse pёr ta). E pra, unё rritem duke menduar pёr kёtё tё ardhme apo kur duhet tё kёshilloj tё tjerёt. Sepse jam njё kёshilluese e mirё, me njё ndikim tek njerёzit (jam tmerruar kur kam mёsuar se sa ndikim kemi tek tё tjerёt. Madje, aq shumё sa tё mund tё ndryshojmё rrjedhёn e jetёve tё tyre. Dhe, e çuditshmja ёshtё se nё momentin qё i japim ato kёshilla, jemi tё bindur pёr atё qё themi, ndёrsa mё pas, tek shohim qё po veprohet sipas tyre, nisim dhe pyesim veten nёse ajo qё kemi thёnё, ka qenё pikёrisht ajo qё duhej apo duhej thёnё diçka tjetёr, e pikёrisht pёr shkak tё asaj tё ardhmeje qё ne nuk e dimё dhe qё “ndoshta” me ato kapriçot e veta, mund tё rezultojё qё ta bёjё kёshillёn tonё njё kёshillё tё dёshtuar). Apo ndoshta s’duhet tё jem kaq pesimiste?

I kam vjedhur motrёs sime njё shprehje qё mё shoqёron gjatё gjithё jetёs: Jam realiste, dhe jo pesimiste. Por nё fakt, ndёrsa vijoj tё eci, pyes veten se cc’ёshtё ky realizmi qё aq shumё i peshoj dhe qё e mbaj si shoqёrues tё jetёs sime. Sepse nёse ёshtё qё unё t’i shijoj gjёrat thatё, pa asnjёfarё ndjenje, atёherё mund tё rezultojё qё ky realizmi im i hirtё, tё jetё njё pesimizёm i thekur. Dhe nёse e mbush plot ngjyra, mund tё jetё njё optimizёm i tepruar.

Atёherё, kush ёshtё ai qё duhet tё mё tregojё se ku mbyllet pesimizmi, ndalet optimizmi dhe ku ёshtё realizmi nё gjithё atё shprehje timen shoqёruese? Sepse, unё them qё jam e zgjuar… dhe nuk pranoj tё mё thotё njeri qё nuk jam e tillё (largojmё shakatё qё kёtu) dhe nё gjithё kёtё mençuri timen unё kam tё pёrfshira tё gjitha budallallёqet e mia, dёshtimet, zhgёnjimet dhe gjithçka mund tё pёrjetojё njeriu nё jetё. Atёherё, pse t’i them vetes qё jam e zgjuar? Pёrse nuk e pranoj qё jam njё njeri “mёkatar” qё kam shumё boshllёqe, qё jam e paditur dhe qё gjithçka nё tё cilёn shpresoj ёshtё njё varg triumfesh e zhgёnjimesh pa fund, ku unё vazhdoj tё shpresoj qё nё mbi 100 vendime qё marr nё ditё (sepse vendim ёshtё edhe tё çohesh nga shtrati nё mёngjes, tё lash dhёmbёt, tё hash bukё, tё marrёsh autobusin apo tё ecёsh nё kёmbё, ta marrёsh apo jo çakmakun apo tё blesh cigare), shumica tё jenё ato qё nё vazhdёn e njё jete tё qetё pёrputhen me rrotullimin e botёs dhe qё nё kёtё rrotullim nuk pёrkojnё nё ngecje, por nё vijimёsi. Atёherё po, do tё ishte shumё gjё e bukur qё ti t’i thoshe vetes: unё eci dhe nё udhёtimin tim jam nё harmoni me rrotullimin e gjёrave nё kёtё botё. Por zgjuarsia?

Zgjuarsia vazhdon tё mbetet nga ato gjёra relative tё cilave unё ende u mbetem pa pёrgjigje teksa qёndroj kёtu, ulur, nё pritje dhe duke shpenzuar kohёn nё njё harresё, tё cilёn shpresoj qё do mё japё kohё pёr njё tjetёr pёrshpirtje, pёr njё tjetёr ditё ku dallimi mes pesimizmit dhe optimizmit dhe ajo qё qёndron mes tyre e qё duhet tё jetё realitet, tё jetё sa mё pak i hidhur pёr ditёn dhe sa mё i shijshёm pёr tё ecur sёrish nё rrugёt e shtruara e tё pashtruara…

Endur dhe ndalur. Ndoshta nё kёtё pikё do tё mё duhet qё tё vijoj tё mbetem…

Maj 2009

Te ndjehesh fajtore - Flete nga Ditari i A.G

  ¬19 prill – Autobus per ne TR


Edhe sot ish nje tejter dite qe shkoi, mes njerezve qe dua dhe po atyre qe shpesh nuk I kuptoj e nuk me kuptojne ne deshirat e mia e te tyret dhe ne mosperputhjet mes nesh. Kam deshire te rri me dike dhe po me ate deshire perplasem per shkak se nuk dime c’te japim e te marrim dhe si t’a bejme kete gje e duke mbetur peng i paragjykimeve. Duam dike qe rralle e shohim e njohim e leme pas dore ata qe per nje moment te caktuar eshte dukur sikur mbush gjithe boten tone. E ndodh gjithmone, ndodh me kedo besoj, jo vetem me mua.

Kthej koken pas ne kete rruge drejt “shtepise” si per t’I thene vetes se nese gjerat u ndodhin te gjitheve atehere s’kam pse te ndihem fajtore.

* PAS PAK KOHESH FLETET E DITARIT TUAJ, TE BOTUARA NE NJE LIBER